Ballina Shqiperia ime U vetëhodh dje nga lartësia e pallatit, ndërron jetë 37-vjeçari në spital

U vetëhodh dje nga lartësia e pallatit, ndërron jetë 37-vjeçari në spital

Ditën e djeshme një 37-vjeçar u vetëhodh nga lartësia e pallatit ku banonte.

Shtetasi B.M., banues në Elbasan, u vetëhodh nga pallati në lagjen “Çlirimi”. Shkak dyshohet të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e 37-vjeçarit.

Menjëherë ai u dërgua në spital, por më pas ka ndërruar jetë. Pavarësisht ndihmës mjekësore ai nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi i Policisë:

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Elbasan, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ishte vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, informojmë se pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve mjekësore, për shkak të dëmtimeve të rënda, 37-vjeçari ka humbur jetën.