Një natë më parë 23-vjeçari Gëzim Sinomati u qëllua me një plumb në kokë në ballkonin e banesës së tij, ku edhe gjeti vdekjen. Dyshimet janë se i riu është ekzekutuar me një snajper.
Ndërsa hetimet vijojnë ende, të paktën 14 persona janë shoqëruar në polici. Mesohet se një nga pistat e ku edhe është fokusuar hetimi është qëndrimi i tij në shtetin belg, pasi i riu kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri për festa. Megjithatë nuk përjashtohen edhe konfliktet që mund të ketë pasur në Vlorë.
“Një nga pistat e hetimit mbetet ajo në shtetin belg, ku edhe 23-vjeçari pak ditë kishte që ishte kthyer Policia e Vlorës po heton për ngjarje të ndodhura nga e kaluara, por nuk përjashtohen edhe konflikte të mundshme në qytetin e Vlorës”
Ndërkohë nga informacionet paraprake dyshimet janë se i riu mund të jetë qëlluar nga një automjet, por nuk përjashtohet edhe fakti që 23-vjeçari të jetë ekzekutuar nga një objekt që është në ndërtim e sipër, shumë pranë banesës së të riut.
“Mund të jetë qëlluar nga automjet, por mund të jetë qëlluar edhe nga një objekt në ndërtim e sipër, shumë pranë banesës së 23-vjeçarit. Këto janë dyshimet e para të Policisë së Vlorës”,