I gjithë vendi gjatë natës është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës. Temperaturat kanë qenë të ulëta duke krijuar ngrica në zona të ndryshme.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grupet e punës kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga rënia e gurëve apo inerteve. Sakaq, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën. Rrugët, thuhet në njoftimin e ARRSH, janë pastruar dhe qarkullimi vijon pa probleme.
ARRSH i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe me zinxhirë kur udhëtojnë në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjlistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Postimi i ARRSH:
Gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës
Temperaturat kanë qenë të ulëta
Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar
Mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje
Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore