Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vdekjen e 41-vjeçares, Bedrie Lokës nga Durrësi, e cili piu fostoksinë pasi i kishin hapur një profil në rrjetin social ‘TikTok’, ku bullizohej dhe fyhej.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën.
Ndër të tjera ia ka shpërndarë numrat e kontakteve për të kërkuar ndihmë, për këdo që është në nevojë.
Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!
Asnjë Justifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE⛔️. Askund!
Kërko ndihmë në 16117
Raporto në 129