Fermerët kanë mundësi ta përfitojnë naftën falas deri në mesin e vitit të ardhshëm. Qeveria ka shtyrë afatin, i cili përfundonte me mbylljen e muajit dhjetor.
“Kemi kërkuar një shtyrje për një afat gjashtë muajt e parë të vitit 2024 në mënyrë që disbursimi i naftës të ndodhë me një afat më gradual sipas nevojës së përditshme logjistike“, tha ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.
Shtimi i buxhetit me 1.8 miliardë lekë për ministrinë e Bujqësisë shtoi dhe numrin e fermerëve përfitues.
Bëri për herë të parë të mundur të gjithë fermerët dhe blektorët, të cilët kishin aplikuar në skemë dhe ishin fitues ta merrnin të plotë përfitimin e kësaj skeme“, shtoi ministrja.
Këtë vit parashikohet të marrin naftë falas rreth 65 mijë fermerë ose rreth 30% më tepër se vitin e shkuar.