Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës. Sic njofton policia, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policise:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në banesën e tij, në lagjen nr.7, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. Sh., 39 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.