Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës të demokratëve që po mbahet para Gjykatës së Lartë, teksa sot pritet te jepet vendimi për vulën e PD.
Protestuesit janë mbledhur që prej orës 8:30 para Gjykatës teksa kanë bllokuar edhe rrugën duke penguar lëvizjen e automjeteve. Pas negocimit te Flamur Nokës me drejtuesit e Policisë në terren, u hap rruga.
Kjo protestë vjen pak orë para se në GJKKO do të mbahet seanca ndaj kërkesës së SPAK, që kërkon arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me hetimet për çështjen “Partizani”.