Fier/Rreth orës 03:00, në bypass_in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.
U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.