Policia çeke ka njoftuar se disa të shtëna në qendër të Pragës kanë vrarë disa persona dhe kanë plagosur disa të tjerë.
Sipas BBC, policia ka njoftuar se autori i dyshuar i sulmit ka mbetur i vdekur gjatë tentativës për ta arrestuar.
Ndërkohë po ashtu autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve, që ndodhen pranë Universitetit të Karlit, të mos dalin nga banesat deri në një njoftim të dytë, kur situata të jetë nën kontroll.