Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit.
Mesohet se ish- gruaja ka dhunuar ish- bashkëshortin e saj duke i bërë presion deri në momentin kur situata ka agravuar dhe qytetarë të shumtë kanë lajmëruar policinë.
Uniformat blu të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, i kanë shoqëruar të dy në komisariatin e policisë Fier. Ndërkohë, burri pas situatës, raportohet se ka pasur edhe probleme shëndetësore.