Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga dy punonjës në Komisariatin e Policisë së Rinasit, pasi dyshohen të përfshirë në ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, kryer në bashkëpunim.
Bëhet fjalë për:
– Inspektor, Ardit Doçi 31 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Aeroporti Rinas;
– Inspektor ,Endri Beramaj 24 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas.
Arrestimi u krye pasi gjatë veprimeve hetimore procedurale, të kryera për verifikimin e informacioneve mbi përfshirjen në veprime korruptive, u krijuan dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se punonjësit e policisë, duke shfrytëzuar funksionin organik, kanë kërkuar dhe përfituar vlera monetare në formë rryshfeti, nga një shtetase që udhëtonte në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.