Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar Adem Dervishi, i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar.
Ai kishte tentuar t’iu ikte forcave operacionale, dhe shërbimeve të Komisariati Durrës, duke u larguar me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekjeje dhe kontrolli të territorit 38-vjeçari ra në pranga.
Sipas policisë, 38-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë ligjzbatuese kanë nisur punën për ekstradimin e shtetasit e tij drejt Italisë.