Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së 30 vjeçares Liridona Ademaj mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë, pas së cilës rezultoi se qëndronte bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ky i fundit u arrestua së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokalla, si të dyshuar në organizimin e vrasjes së të resë.
Por cila ishte arsyeja që e nxiti atë drejt kësaj vepre kriminale?
Sipas raportimeve, Naim Murseli kishte paguar para disa kohësh sigurimin jetësor të saj në një kompani suedeze dhe thuhej se sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. Por, gazetari suedez Henrik Lundbjörk, ka thënë për KosovaPress, se shuma më e lartë e vlerës së sigurimit është 500 mijë euro
Kosovapress ka siguruar një dokument që vërteton disa raportime se dyshja kishin kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc në një gjykatë suedeze. Megjithatë divorci nuk ka ndodhur pasi asnjëra palë nuk është paraqitur brenda gjashtë muajve deri në një vit, që cilësohet si periudhë e shqyrtimit të kërkesës.
Për këtë, Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të ndërprerë çështjen nga procedimi i mëtejshëm.
“Më 31 janar 2019, Liridona Murseli dhe Naim Murseli kanë dorëzuar një deklaratë të përbashkët divorci. Gjykata e Qarkut vendosi që divorcit t’i paraprihet një periudhë shqyrtimi prej të paktën gjashtë muajsh dhe maksimumi një vit. Në lidhje me vendimin, gjykata e rrethit njoftoi palët se mund të kërkonin me shkrim ndarjen brenda afatit të caktuar. Asnjë kërkesë për vendim për divorc nuk ka mbërritur në gjykatën e rrethit. Çështja e ndarjes ka rënë. Gjykata e Qarkut e pushon çështjen nga procedimi i mëtejshëm”, thuhet në dokument.