Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar ku një 46-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain e tij. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq dyshohet se konflikti mes vëllezërve ka ndodhur për motive të dobëta. Policia arrestoi autorin Elidon Mançe.
Njoftimi i policise:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbrëmjen e djeshme, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.