Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Laknas. Nje 70 vjecar ka qelluar me arme e si pasojë eshtw vrare një person dhe ka plagosur një tjetër.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.
Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.