Tre ditë pas gjetjes së një trupi mashkull në Kaltenkirchen, autoritetet gjermane zbardhin identitetin e viktimës. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për një 27-vjeçar shqiptar.
Trupi u gjet të shtunën mbrëma jo shumë larg banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen. Sipas policisë, viktima ka marrë një plagë me armë zjarri. Sipas informacioneve të deritanishme, shqiptari mësohet se nuk kishte vendbanim të përhershëm. Megjithatë, ai ishte i njohur për policinë.
Në lidhej me autorin, policia ka nisur hetimet ndaj një 17-vjeçari, i cili ka mundësi të jetë shqiptar pasi flet shqip. I mituri aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia gjermane.
Ndër të tjera, është e paqartë se ku është vrarë saktësisht 27-vjeçari dhe si ka mbërritur trupi në Kaltenkirchen.