Ballina Te tjera Celet ne Fier Edicioni i 14 i “Focus Award”

Celet ne Fier Edicioni i 14 i “Focus Award”

Festivali dhe Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë “Fokus Award”, i cili organizohet prej gati dy
dekadash në qytetin e Fierit – duke arritur tashme në edicionin e tij të 14-të

– Ju fton në Ceremoninë
e Dhënies së Çmimeve ditën e premte, datë 22 Shtator 2023, ora 18:00. Fokus Award është jo
vetëm festivali më i madh dhe i rëndësishëm por edhe më jetëgjati ndër festivalet e fotografisë në
rajon. Festivali organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Fier dhe mbledh
rreth tij qindra fotografë profesionistë dhe të apasionuar rreth fotografisë duke krijuar tashmë një
komunitet të konsoliduar dhe një vemendje ndërkombëtare reth tij.
EKSPOZITA: Festivali shtrihet në kohë dhe qytete të ndryshme duke filluar me qytetin e Vlorës, ku
në datën 20 Shtator 2023 në orën 18:00 pranë “Alpha Gallery” çel dyert ekspozita tematike “Life”.
Festivali ka marrëdhënie konkrete me simotra të saj në rajon dhe botë, marrëveshje bashkëpunimi
me organizata të ndryshme si FIOF – Fondi Ndërkombëtar i Fotografisë Italiane apo Fotometria në
Greqi me të cilët shkëmben projekte, ekspozita dhe realizon kështu një prej objektivave të tij
kryesorë i cili është ndërkombëtarizimi i fotografisë shqiptare. Në këtë prizëm, në datën 21 Shtator
2023 pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë , salla “Trapezeria”, çelet ekspozita me Ambasadorët e
Fotografisë Italiane në Botë dhe në datë 22 Shtator 2023, në hollin e Tetrit Bylis në Fier, ku edhe do
të mbahet Ceremonia Festive e Çmimeve 2023, do të ekspozohet një shfaqje me 27 autorë italianë
me titullin “Ri/Svegli – Ri/Zgjime”. Në Galerinë “Vilson Kilica” të qytetit të Fierit, në datën 22
Shtator 2023, në orën 18:00 çelen ekspozitat tematike “People”, “Land” si edhe ajo me temën
kryesore të konkursit, “Gjërat Kanë Ndryshuar?”. Më pas, Tirana do të jetë destinacioni tjetër në
tetor me ekspozitën “Press Photo” e më tej Elbasani në datat 11 dhe 12 Tetor 2023 me një
përzgjedhje fotografike nga Edicioni i 14të për të vazhduar akoma më tej në Itali, në Barletta dhe
“Orvieto Fotografia” në mars të vitit 2024. Pra, ky edicion i festivalit sjell mbi 7 ekspozita
tematike dhe shumë të tjera speciale për publikun shqiptar dhe atë të huaj.
TEMA KRYESORE: Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë “Fokus Award”, për të 14 edicion sjell
për publikun fotografinë autoriale bashkëkohore bazuar në një arketip ku koncepti, ideja, tema –
bazuar në njësinë tezë kuratoriale – janë baza e përzgjedhjes së imazheve. Një paradigmë tashmë e
përmbysur kjo – jemi fiks në momentin e kalimit nga epoka ku dukej sikur “fotokamera nuk
gënjente kurrë” në atë ku imazhet – edhe realiste mund të krijohen pa përdorimin e një aparati
fotografik. Duket ironike edhe shprehja e Diane Arbus se “ka gjëra të cilat është e pamundur të
shikohen përpara se ajo t’i fotografonte”. “Gjërat kanë ndryshuar”

  • këndonte hidhesisht Bob Dylan
    dhe ne nuk duam aspak ta fshehim këtë gjë, përkundrazi, duam t’i dedikojmë temën kryesore të
    festivalit. Nuk është një sfidë mes nesh dhe makinës – “Fokus Award” me fotografitë tuaja kërkon
    të bëhet manifest i një rezistence artistike e cila e kapërcen këtë ndryshim duke e vënë në dyshim
    këtë destruktivitet të imazhit fotografik. Ekspozitat sjellin fotografi të cilat jo vetëm shfaqin
    vizionin e fotografëve mbi këtë ndryshim epokal por njëkohësisht rivendosin në botën e imazhit një
    hierarki, në majë të së cilës qëndron mendimi dhe inteligjenca njerëzore, nuhajtja dhe ndjeshmëria e
    fotografit. I cili duhet të vazhdojë ndërkohë që të tregojë botën dhe konditat e njerëzimit në mënyrë
    të përgjegjshme, të ekuilibruar, pra me autoritetin e tij, si artist. Me këtë teme dhe sfidë epokale,
    Fokus Award përball publikun me shqiptar një përzgjedhje prej 183 artistësh nga 25 vende të
    ndryshme të botës. Mbi 395 artistë nga e gjithë bota kanë aplikuar më parë për konkurset e
    festivalit.
    ÇMIMET FITUESE: Fituesi i Çmimit “FOKUS AWARD 2023” për Temën Kryesore “Gjërat kanë
    Ndryshuar” përfiton një vlerë monetare prej 1000 Euro. Fituesi i Cmimit “PRESS PHOTO 2023”
    përfiton një vlerë monetare prej 1000 Euro. Fituesit e Çmimeve “Land”, “People” dhe “Life” përfitojnë
    një vlerë monetare prej 500 Euro.
    ORGANIZUAR NGA: “Qëndra Albania Fokus” / Me mbershtetjen Financiare të: Ministria e Kulturës e
    Shqipërisë, Bashkia Fier, BenArt Print, Nikon, Zgatar Electronic / Ne partneritet me Galerine e Artit
    “Vilson Kilica” Fier, FIOF, Fotometria, “Alfa Gallery” Vlorë, Teatri “Bylis” Fier, Shoqata Antik dhe
    EJAlbum / Drejtor Artistik: Arben Alliaj / Manaxher: Saimir Ahmeti / Juria e konkursit: Maria Lanotte,
    Ardian Isufi, Genti Skullaku, Jetona Koçibelli, Agron Dragaj, Achilleas Tziakos. Bordi Kuratorial:
    Burim Myftiu, Osman Demiri, Elton Koritari.
    Organizatorët dhe Bordi Kuratorial i Festivalit “Fokus Award 2023” kanë nderin dhe kënaqësinë t’Ju ftojnë
    në hapjen e ekspozitës dhe në konferencën e organizuar për shtypin në fillim të saj. Fokus Award, në
    përfundim të hapjes së ekspozitës, organizon Ceremoninë e Dhënies së Çmimeve pranë Teatrit Bylis, në orën
    20:00 në një mbrëmje festive me artistët pjesmarrës, personalitetet, gazetarët dhe artdashësit e shumtë. Të
    ftuar në koncertin festiv janë artistët Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Egzona Ademi dhe Elton Deda.
    Për informacione të mëtejshme apo për materiale shtesë mund të kontaktoni me zyrën tonë të komunikimit
    në kontaktet e mëposhtme. Një press kitt me materiale dhe informacione rreth ekspozitës mund të shkarkohet
    edhe në këte link: www.fokusaward.com
    Kontakte: Email: info@fokusaward.com / Tel. +355693949167 / Tel. +355696472272
    Ju mirëpresim