Peizazhet dhe bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr edhe njëherë interesin e revistave më të njohura. “The Travel” e ka renditur Shqipërinë ne mesin e 10 destinacioneve mesdhetare me plazhet më piktoreske dhe më pak të mbipopulluara me turistë!
Konkretisht artikulli është ndalur të plazhet e Ksamilit. Ndryshe nga fqinjët e saj më të frekuentuar mesdhetar, Riviera Shqiptare mbetet një thesar i fshehur. Mes këtyre mrekullive natyrore ndodhet fshati i bukur, Ksamili, i zbukuruar me disa nga plazhet më piktoreske që mund të gjenden kudo përgjatë Mesdheut. Ujërat e kaltra puthin butësisht vijën bregdetare, duke krijuar një parajsë për adhuruesit e plazhit dhe diellit.”
Më këtë përshkrim revista amerikane u bënë thirrje turistëve të vizitojnë perlën e fshehur në rivierën shqiptare.
“Keni ëndërruar ndonjëherë për një arratisje mesdhetare që është e përballueshme për xhepat tuaj dhe mbush shpirtin me bukurinë e peizazheve të pacenuara?” thuhet ndër të tjera në artikull.
Vendet e Mesdheut janë të njohura për bukurinë e tyre dhe zakonisht kryesojnë ne listat e udhëtarëve. Askund tjetër adhuruesit e plazheve nuk mund të zbulojnë brigje të tilla të paeksploruara, të përqafuara nga ujërat më të kthjellëta dhe të përshtatura nga pamjet mahnitëse.