Ballina Shqiperia ime Nis procesi i Censit në FIER, dalin në terren 243 anketues

Nis procesi i Censit në FIER, dalin në terren 243 anketues

Ashtu si në të gjithë vendin censi ka nisur sot edhe ne qarkun e Fierit ne të 6 bashkitë e tij.

Për bashkinë fier:
Në krye të punës është
7Mbikëqyrës
48 kontrollorë
243 anketues
Supervizor IT 9 e cila per kete vit eshte nje risi

Grupet në terren janë , të ndarë me nga 4 dhe 5 anketues.

Në zonat ku ndoshta nuk mbulon interneti, tableti i ruan të dhënat dhe bëhet sinkronozimi në momentin që tableti lidhet me internet.

Procesi do të bëhet duke trokitur derë më derë në të gjitha familjet, në të gjitha ndërtesat e banesat dhe të dhënat do të mblidhen përmes një pyetësori në format elektronik në tablet. Kohëzgjatja do të jetë 6 javë deri në fund të tetorit. Të gjithë të dhënat e grumbulluara do i referohen datës 18 shtator.