Ballina Shqiperia ime  76 vjeçari plagos me thikë dy persona

 76 vjeçari plagos me thikë dy persona

Një 76 vjeçar ka plagosur me thikë dy persona në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në rrugën “Filip Shiroka”.

I moshuari ka goditur me thikë dy personat me të cilët është konfliktuar, 51 dhe 49 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.