Ballina Shqiperia ime 75 vjecarja goditet per vdekje nga dashi

75 vjecarja goditet per vdekje nga dashi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin

Dragostunjë, Librazhd, ku një grua e moshuar rreth 75 vjeçe ka humbur jetën pasi eshtë goditur nga dashi i kopesë së saj.

Gruaja, e cila po kulloste bagëtitë, është goditur fuqishëm në kokë dhe ka ndërruar jetë në vend nga plagët.

Ajo jetonte e vetme në fshat, ndërsa fëmijët e saj janë vendosur në Tiranë dhe Angli.