Ballina Shqiperia ime 75-vjeçari hidhet nga ndertesa e spitalit, humb jeten

75-vjeçari hidhet nga ndertesa e spitalit, humb jeten

Një i moshuar 75-vjeç ka gjetur vdekjen pasditen e sotme, teksa është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në spitalin e Sëmundjeve të Brendshme “Shefqet Ndroqi” në Sauk.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë

Rreth orës 17:05, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese (ndërtesë spitali) shtetasi M.  K, rreth moshës 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.