Ballina Shqiperia ime 69 vjecari vret gruan , nderhyn i biri shtyn babanë nga shkallët,...

69 vjecari vret gruan , nderhyn i biri shtyn babanë nga shkallët, vdes i moshuari

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

40-vjeçari ndodhet në polici, ku po jep sqarimet e tij për ngjarjen. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Shalës. Huso Islamaj akuzohet se ka vrarë me sëpatë gruan e tij, Shano Islamaj. Policia po heton rreth ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.