Ballina Shqiperia ime 43-vjeçari përplas me makine 11-vjeçaren teksa po lëvizte në këmbë

43-vjeçari përplas me makine 11-vjeçaren teksa po lëvizte në këmbë

Një 11-vjeçare ka mbetur e plagosur në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë” këtë të shtunë.

Sipas policisë, D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.

11-vjeçarja, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës, teksa policia vijon hetimin.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”,  automjeti me drejtues shtetasin D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.

Si pasojë është dëmtuar  11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.