Ballina Shqiperia ime 41-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksin

41-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksin

Një 41-vjeçare nga fshati Bilçë i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku vetë viktima Shpresa Kreku, pasi ka pirë fostoksinën, ka marrë vëllanë në telefon dhe i ka thënë “nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”.

Pas kësaj vëllai ka mbërritur menjëherë në banesën e motrës dhe e ka gjetur në gjendje kritike.

Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti vdekjen 15-minuta pas mbërritjes.

Mësohet se gruaja kishte pirë 3 kokrra fostoksinë, pas një debati në telefon me bashkëshortin e saj, Çlirim Kreku, i cili prej një viti jeton në Senalik të Greqisë.

Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve, ndërkohë që në lajmërimin e vdekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit, vëllai dhe fëmijët.

Burime brenda familjes pohojnë se 41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj, pranë familjes së saj.