Ballina Shqiperia ime 40-vjeçari ne FIER u plagos me armë nga i dashuri i gruas,...

40-vjeçari ne FIER u plagos me armë nga i dashuri i gruas, flet vëllai: Kërkoj drejtësi!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet Gledi H., është plagosur me armë zjarri.

Plagosja është kryer nga Klement Beqaj, 25 vjeç, i cili ishte në një lidhje me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli. Çifti ishin në proces divorci dhe kishin nisur procedurat për ndarjen. Edhe pse kanë kaluar rreth disa ditë nga plagosja, gjendja e 40-vjeçarit paraqitet shumë e rëndë dhe është në gjendje kritike për jetën.

Vëllai i të plagosurit në një lidhje telefonike në emisionin Me Zemër të Hapur në News 24 tha se kërkon drejtësi për vëllanë. Ai u shpreh se habitet se kush është ajo nënë, që lë bashkëshortin të shtrirë në tokë e ikën me të dashurin.

Vëllai i të plagosurit: Momentalisht gjendja e saj është e qetë. Në praninë e psikologëve e ka dhënë dëshminë djali. Unë nuk e di kush është ajo nënë që lë fëmijën në rrugë dhe lë ish-bashkëshortin të shtrirë duke e ditur të vdekur e ikën me të dashurin. Unë jam vetë prind e nuk mund të braktis kurrë fëmijën. Kërkoj drejtësi për tim vëlla.