Ballina Shqiperia ime 40-vjeçari gjendet i pajetë nga familjarët në afërsi të banesës

40-vjeçari gjendet i pajetë nga familjarët në afërsi të banesës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Turan të Korçës, ku një 40-vjeçar ka vendosur të japë fund jetës duke u vetëvarur.

Raportohet se viktima është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur në stallën e bagëtive, shumë afër banesës së tij.

Për momentin, shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk janë sqaruar ende, ndërkohë që autoritetet po kryejnë hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.