Ballina Shqiperia ime 36-vjeçari i jep fund jetës duke u vet*varur në banesë

36-vjeçari i jep fund jetës duke u vet*varur në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Shote Galica” në Tiranë këtë të premte.

Policia njofton se 36-vjeçari me inicialet B.A është gjetur nga të afërmit i vetëvarur në banesë.

Për pasojë ai ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.12.2024, në rrugën “Shote Galica”, është vetëvarur në banesë shtetasi B.A, 36 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.