14-vjecarja që u martua me 35-vjeçarin nga Divjaka, i cili tashmë është në qeli, kërkon ë të ribashkohet me të. Ajo thotë se në familjen e saj ka qenë e dhunuar nga babai dhe nga xhaxhai herë pas herë dhe se vetëm me 35-vjeçarin është ndjerë e sigurtë.
Ajo ka treguar se për të momenti më i bukur është ai i dasmës.
“U njoha me burrin në treg. Araniti nuk e dinte moshën time, i thashë jam 17 vjeç. Familja ime nuk ishin dakord me këtë marrëdhënie dhe vendosa të largohem. Nuk mendoj asgjë, dua të iki vetëm të shtëpia e Aranitit. Un prindërit e tij i shoh si prindërit e mi. Vetëm dasma ka qenë momenti më i bukur, kemi shumë momente të bukura por ky është më i bukuri. Arsyeja është se nëse shkoj te ta do jem më e qetë dhe nuk do jem me këtë stres që kam. Unë dua që ai të dalë nga burgu se nuk e kuptoj se për çfarë arsye… u bë dhe mediatike se kjo më shqetëson dhe më shumë. Se kuptoj pse u bë në këtë lloj akti. Nuk e quaj fajtor”, tha 14-vjeçarja
E mitura ka thënë se ka ndjenja për 35-vjeçarin.
Aranit Arapi nga fshati Kryekuq i Divjakës është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e 10 janarit të këtij viti. Prangosja e tij u bë në banesë pasi prej 10 muajsh ishte në një lidhje me një vajzë 14-vjeçare. E mitura që prej muajit mars të vitit të shkuar jetonte me familjen e djalit ndërsa këta të fundit kishin bërë edhe dasmë. Lidhja është kundërshtuar vazhdimisht nga prindërit e vajzës të cilët e kanë denoncuar rastin në polici. 34 vjeçari është shoqëruar disa herë nga uniformat blu, por më pas është lënë i lirë gjatë kësaj periudhe. Prindërit e djalit thonë se vajza ka qëndruar në shtëpinë e tyre me dëshirë ndërsa diçka të tillë e ka shprehur edhe para policisë.