Ndaj Muhajt, rëndojnë 8 akuza, nga të cilat, më e rënda, ajo e vrasjes së Saliajt.
Gjyqtarja i lexoi atij akuzave që rëndojnë ndaj tij, i caktoi garancinë 50,000 dollarësh dhe më pas e njoftoi se ai nuk do të mund ta përdorte këtë të drejtë për shkak të akuzës për vrasje të shkallës së parë. Gjatë seancës, gjyqtarja e njoftoi se ai nuk do të mundet kurrë ta shohë vajzën e tij, në rast se ai do të lirohet një ditë.
Muhaj nuk shfaqi asnjë shenjë pendese, në të kundërt ai u tregua gjakftohtë dhe pa emocione, E vetmja gjë që e shqetësonte ishte nëse ai do të mund të ketë në dispozicion një avokat.
“Do të më caktoni një avokat?”, pyeti Muhaj.
“Po”, u përgjigj gjyqtarja, duke shtuar se avokati ishte i pranishëm në seancë.