Ballina Shqiperia ime 31-vjeçari përplas motorin, shoferi përfundon në spital

31-vjeçari përplas motorin, shoferi përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Darragjat në Shkodër, me pasojë plagosjen e një personi.

Policia njofton se rreth orës 08:00, shtetasi E. P., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. P., 45 vjeç. 
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.