Ballina Shqiperia ime 3 ministrat e rinj betohen te Presidenti Begaj

3 ministrat e rinj betohen te Presidenti Begaj

Po organizohet në Presidencë ceremonia e betimit të ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.Pasi u nderua Himni Kombëtar, në kuadër të protokollit tre ministrat e rinj u betuan duke vënë dorën mbi Kushtetutë.

Pirro Vengu është Ministri i ri i Mbrojtjes, Ervin Hoxha, Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Petrit Malaj, Ministër i Financave.

Kujtojmë se propozimi për emrat e rinj u bë nga kryeministri Edi Rama në kongresin e Partisë Socialiste.

Ministrat e rinj dhe kryetarja e re e Kuvendit u votuan dje mes kaosit në Kuvend. Seanca e jashtëzakonshme e thirrur ditën e djeshme nisi me tensione, pasi deputetë të opozitës krijuan zhurmë duke goditur tavolinat teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi pikat e diskutimit.