Pas përmbytjeve të rënda Polonia shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për zonat e përmbytura. Qeveria e Varshavës miratoi gjatë një takimi urgjent të zhvilluar të hënën edhe rregulloren përkatëse.
Gjendja e fatkeqësisë natyrore vlen edhe për pjesë të Silezisë së Poshtme, Silezisë dhe Opoles. Në qytetin e vogël Klodzko në Silesinë e Poshtme u përmbytën rrugë të tëra. Kurse një spital në Nysa në rajonin Opole u evakuua.
Kryeministri polak, Donald Tusk premtoi ndihma për zonat e përmbytura 1 miliardë zloti, 240 milionë euro. Edhe Austria ka rritur ndihmat për zonat e katastrofës në vlerë 300 milionë euro, ndihmë që mund të rritet në rast nevoje.
Të paktën 18 të vdekur prej përmbytjeve
Përveç Polonisë të prekura keq nga përmbytjet janë pjesë të Austrisë, të Rumanisë dhe Republikës Çeke. Të hënën numri i të vdekurve në të katër vendet shkoi në të paktën 18 vetë.
Ende mjaft vetë konsiderohen të humbur. Në pjesë të tëra të zonës së madhe të katastrofës, janë ende nën ujë mijëra kilomentra tokë.