Ballina Shqiperia ime 16 vjecari plagoset me thike nga bashkemoshatari pas nje konflikti per motive...

16 vjecari plagoset me thike nga bashkemoshatari pas nje konflikti per motive te dobeta

Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij.

Policia njofton se i plagosuri është në spital ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi: 

Më datë 26.01.2024, në rrugën “Kasem Shima”, në Mëzez, një shtetas 16 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.