Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Shën e Premte, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me drejtuese shtetasen Z. D., 61 vjeçe, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.
Ndwrkohe Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 51 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.