Ballina Shqiperia ime 15 mijë lekë shpërblim për 257 mijë familje në nevojë

15 mijë lekë shpërblim për 257 mijë familje në nevojë

Në mbledhjen e qeverisë, u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundiviti për 275 mijë familje dhe individë të cilët do të përfitojnë 15 mijë lekë.Personat që do përfitojnë i përkasin kategorisë së familjeve me ndihmë ekonomike, jetimët, të verbërit, tetra dhe paraplegjikët, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar.

“Me vendimin e fundit të qeverisë shqiptare, u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit kësaj kategorie. Për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social, janë pikërisht 15 mijë lekë apo 150 euro që i akordohen familjeve në nevojë, fëmijëve pa kujdes prindëror, individëve që kanë statusin e para apo tetraplegjikë, si edhe statusin e të verbërve.”

Sipas ministres Koçiu, fondi i akorduar nga buxheti i shtetit është afro 2.1 miliardë lekë.