Ballina Shqiperia ime 14-vjeçari postoi FOTO në Snapchat pasi vr*u bashkëmoshatarin

14-vjeçari postoi FOTO në Snapchat pasi vr*u bashkëmoshatarin

Ky është autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshtarit të tij të hënën pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

M.P, e ka postuar këtë foto pas vrasjes në aplikacionin Snapchat.14-vjeçari pozon si për të demonstruar forcën, duke mbajtur një grusht lart.Ndërkohë po në pamje duket dëmtimi që ka marrë në dorë.

Efektivët e policisë ende nuk e kanë gjetur thikën e përdorur në krim.

Sot pritet që të merret në pyetje i riu për të dhënë versionin e tij në lidhje me sherrin.

Policia njoftoi se atij iu vunë pranga për “Vrasje me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Aktualisht, i mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën si pasojë e dëmtimit që ka pësuar.