Ballina Shqiperia ime 112- vjetori i Pavarësisë ne FIER-e pranishme z/kryeministrja Balluku

112- vjetori i Pavarësisë ne FIER-e pranishme z/kryeministrja Balluku

112- vjetori i Pavarësisë është kremtuar sot edhe në Fier në një atmosferë festive kuq e zi. Në ceremoninë e rastit kanë qënë të pranishëm autoritetet më të larta vendore, deputetë dhe Drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku.
Ceremonia e ngritjes së flamurit është shoqëruar me vendosjen e kurorave me lule pranë memorialit historik të ngritjes së flamurit , ndërsa në prononcimin e tyre për mediat kryebashkiaku Subashi dhe zv, kryeministria Balluku, kanë vlerësuar sakrificat dhe guximin e të parëve tanë në luftën e tyre për liri.

Edhe këtë herë opozita nuk i është bashkuar ceremonisë festive me rastin e Ditës së Pavarësisë.