Zbulohet emri i Fierakut qe urdheroi vrasjen e komisar Dritan Cukut

Zbulohet emri i Fierakut qe urdheroi vrasjen e komisar Dritan Cukut

898

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e Komisarit Artan Cuku. Që në fillim dyshimet ishin se krimi ishte kryer me urdhër nga jashtë, për shkak të punës së tij.

News24 raporton sot se është zbuluar edhe emri i personit që dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Komisarit Cuku.

I dyshuari si urdhërues është Bledar Jambelli, i arrestuar në dhjetor 8 Dhjetor të vitit 2012, në lidhje me vrasjen e Armando Delaj.

Dyshohet se Jambelli dyshohet se ka kontaktuar me Mikel Shalarin, i cili më pas ka vendosur që të bëjë edhe krimin e rëndë.

Sipas News24, për vrasjen e Komisarit Cuku fillimisht janë dhënë 3 mije euro.

Sipas njoftimit të policisë në datën 8 dhjetor 2012 thuhet se:

Është bërë mundur të zbardhet një ngjarje e vitit 2006, vetëm pas arrestimit një muaj më parë të shtetasit Bledar Jambelli, i njohur ndryshe me emrin Rikard Muho.

Ky shtetas dyshohej për një vrasje dhe policisë e prokurorisë i është dashur plotë një muaj që të vërtetojë se mbi shpinën e tij rëndojnë edhe tre vrasje të tjera të ndodhura në vitin 2006.

Një gjë e tillë është verifikuar pas verifikimeve që i janë bërë gjurmëve të gishtave. Policia e Vlorës njofton se ka ekzekutuar vendimin penal të datës 7 janar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për shtetasin Bledar Jambelli (Rikard Muho), 32 vjeç, lindur dhe banues ne Mbrostar Ura, Fier.

Ndaj tij gjykata ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg pa afat”, si i dyshuar për vrasjen e shtetasve Shpëtim Muka, Ervis Shehu dhe plagosjen e shtetasit Edvin Zanaj, ngjarje e ndodhur në datë 30.11.2006, ora 15:00 në lagjen 11 Janari të qytetit të Vlorës.

………………

Seriali i vrasjeve që tronditi Vlorën: Si nisën krimet që shkuan deri te ekzekutimi i komisar Cukut

Thonë se nëse do të mësosh diçka për atë që ndodh realisht në Shqipëri, duhet të shohësh komentet në mediat sociale.

Prej kohësh, që pas vrasjes së komisar Artan Cukut, kishte spekulime në rrjet se ajo është porositur nga Bledar Jambelli.

Mediat në fakt kishin shkruar se Artan Cuku kishte guxuar që të hapte një prej dosjeve më të nxehta jo vetëm në Vlorë, por në Shqipëri.

Zinxhiri i ekzekutimeve nis vite më parë që prej të njohurës si Masakra e Levanit, më 28 maj 1997, kur dyshohet se Shpëtim Muka ka qenë një nga autorët e ekzekutimit të 21 personave.

Vrasja dyshohet se ishte hakmarrje e Shpëtim Mukës ndaj vrasjes së tre vëllezërve të tij Kastriot, Sokol dhe Petrit Muka, të cilët po në 1997 u gjetën të vdekur në afërsi të qytetit, madje trupat e tyre ishin të copëtuar, pasi ishin hedhur në erë.

Po kështu, vëllezërit Muka njiheshin si kundërshtarë të bandës së Zani Çaushit. Po në atë kohë vritet edhe i nipi i Mukës, Bledi Zanaj, i cili u qëllua nga banda e Gërdhuqëve, një bandë e njohur në qytetin e Vlorës. Vite më pas, më 27 shtator 2006, në Barcelonë të Spanjës mbeti i vrarë Slejdi Zanaj, nipi i Shpëtim Mukës. Për vrasjen u akuzua Sokol Rama.

Slejdi njihej me nofkën Topallja, pasi kohë më parë, kishte pësuar një aksident dhe për pasojë kishte probleme në këmbë. Në vitin 2006 thuhej se vrasja pati si motiv luftën mes bandave shqiptare për rivalitetin e prostitucionit dhe drogës.

Policia spanjolle arrestoi Sokol Ramën, por më pas u lirua për mungesë provash. Më 11 nëntor 2006, Armando Zanaj, vëllai i Slejdi Zanajt vrau Leonora Ramën, nënën e Sokol Ramës, oficere e marinës. Leonora u vra në afërsi të godinës së Bashkisë së Vlorës. Armando Zanaj, atëherë 16 vjeç, u arrestua dhe në polici pati deklaruar se kishte kryer krimin për të marrë hakun e vëllait të vrarë në Spanjë.

Më 29 nëntor 2006 ekzekutohet pranë shtëpisë Shpëtim Muka dhe Edvin Shehu, ndërsa u plagos Edvin Zanaj, vëllai i ekzekutorit të Leonora Ramës. Për këtë vrasje, Sokol Rama u akuzua si urdhëruesi i tij në shenjë hakmarrje ndaj së ëmës.

Policia, brenda pak orësh, gjeti të braktisur makinën e autorëve, ku ishin edhe gjurmët e të arrestuarit Jambelli, por që deri kohët e fundit, nuk ishte vërtetuar implikimi i tij në krim.

Më 1 nëntor 2007, në Tiranë, pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, vritet Edvin Zanaj, djaloshi i cili i shpëtoi atentatit një vit më parë. Burimet nga grupi hetimor në Prokurorinë e Tiranës, në atë kohë thanë se dyshonin se vrasja ishte porositur nga burgu i Spanjës, ku ndodhej i arrestuar Sokol Rama.

Ky i fundit ishte arrestuar në mars të 2007-s në Madrid. Nga informacionet operative u tha në atë kohë se Sokol Rama kishte vënë në dispozicion 10 mijë euro dhe personi i paguar kishte kryer shërbimin, duke ekzekutuar me plumb në kokë 23-vjeçarin vlonjat, i cili prej disa muajsh fshihej në Tiranë.