Vuçiç: Do të bëjmë gjithçka që të ruajmë

44

“Do të japim gjithçka nga vetja për të ruajtur paqen, ndërsa nga Prishtina nuk presim asgjë”, ka thënë sot kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuqiç, duke shtuar se situata është komplekse dhe për këtë, pasdite në Rashkë do të bisedojë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Vuçiç nuk komentoi detajet e takimit të mbrëmshëm në Bruksel duke shtuar se nuk varet gjithçka nga pala serbe dhe se nuk dëshiron të shkelë fjalën e dhënë BE-së në daljen në publik të informatave, transmeton Tanjug./KosovaPress