Vritet në Malajzi vëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un

49

Vëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un është vrarë në Malajzi, raportojnë burime të qeverisë së Koresë së Jugut.
Kim Jong-nam, 45 vjeç, thuhet se është qëlluar në aeroportin e Kuala Lumpurit, kryeqytetit të Malajzisë, shkruan BBC. Policia malajziane ka konfirmuar se një koeranoverior ka vdekur gjatë rrugës për në spital nga aeroporti.
Por ende nuk është identifikuar plotësisht e me siguri identiteti i tij. Dy agjencitë e lajmeve Yonhap dhe Reuters raportojnë se lajmi është marrë nga burime të qeverisë koreanojugore. Kim Jong-nam është djali i madh i Kim Jong-il, që sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vdekjen e tij në vitin 2011.