Vidhet nje banese ne Fier,autoret thyejne deren marrin kasaforten

609

Grabitet nje banese ne lagjen 11 Janari ne Fier.Vjedhja ka ndodhur ne pasditen e sotme por eshte konstatuar nga te zotet e shtepise pasi kane ardhur nga puna dhe kane gjetur deren me braven e shqyer.

Pronaret e shtepise jane larguar per ne pune rreth ores 13:00 dhe jane kthyer ne oren 20:00 kur kane konstatuar se dera e shtepise ishte e hapur.Me pas ata kane lajmeruar policine qe po kryen ekspertimin.Sipas familjareve ne shtepi eshte vjedhur kasaforta me nje shume parash . Nuk dihet ende vlera monetare e vjedhur deri sa policia te marre deklaratat e familjes qe i eshte vjedhur banesa.

Autorët gjithashtu kanë mundur të marrin pervec kasafortes edhd sendet me vlerë që kane gjetur ne shtepi. Sipas burimeve të policisë, dyshohet se autorët kanë pasur dijeni lidhur me shumën e parave dhe kasafortën që ndodhej në këtë banesë.

Ndërkohë, fakti se apartamenti ndodhet në katin e dytë të një pallati, ngre dyshimet se personi që ka hapur derën duhet ta ketë pasur të vështirë ta hapi me forcë, pasi mund të diktohej nga fqinjët, shtojnë burimet.

Para pak ditësh, dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri tip pistoletë vodhën me dhunë një pikë të këmbimit valutor në qendër të Fierit.