Vidhet kasaforta me 10 mije € dhe 5,5 mln lek ,ne banesen e Fierakut

482

Më datë 12.01.2018, gjatë natës, në lagjen “Kryengritja”, kanë vjedhur 10.000 euro e 550.000 lekë, në banesën e shtetasit K.M.,  vjeç 56. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Vjedhja ka ndodhur ne pasditen e djeshme por eshte konstatuar nga te zotet e shtepise pasi kane ardhur nga puna dhe kane gjetur deren me braven e shqyer.

Pronaret e shtepise jane larguar per ne pune rreth ores 13:00 dhe jane kthyer ne oren 20:00 kur kane konstatuar se dera e shtepise ishte e hapur.Me pas ata kane lajmeruar policine qe po kryen ekspertimin.

Sipas burimeve të policisë, dyshohet se autorët kanë pasur dijeni lidhur me shumën e parave dhe kasafortën që ndodhej në këtë banesë.

Ndërkohë, fakti se apartamenti ndodhet në katin e dytë të një pallati, ngre dyshimet se personi që ka hapur derën duhet ta ketë pasur të vështirë ta hapi me forcë, pasi mund të diktohej nga fqinjët, shtojnë burimet.

Para pak ditësh, dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri tip pistoletë vodhën me dhunë një pikë të këmbimit valutor në qendër të Fierit