Video/Kujdes!Ja rruget problematike nga ngricat 

149

Fier!
Shërbimet e Policisë së Qarkut Fier në bashkëpunin me emergjencat civile dhe pushtetin vendor janë të angazhuara për sigurimin e lëvizjeve të mjeteve si pasojë e vështirsive të krijuara nga rënia e dëborës dhe prania e ngricave në rrugë.

Si pasojë e temperaturave të ulëta njoftojmë se disa akse rrugore dhe zona të caktuara si më poshtë ka prezencë të borës dhe akullit në rrugë, më konkretisht:

• Aksi rrugor Fier-Ballsh, ka prani të dëborës dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

• Aksi rrugor Fier-Tepelenë ka prani të borës dhe akullit dhe duhet të përdoren zinxhirët.

• Aksi rrugor Çermë-Lushnje-Fier, është i hapur por ka prani të ngricës në asfalt.

• Aksi Fier-Vlorë dhe Lushnje-Berat ka prani të akullit dhe këshillohet të ecet me shpejtësi të ulët në këto akse.
Shërbimet e Policisë janë në gadishmëri, ku po monitorojnë lëvizjen e automjeteve duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë.