Video/Kapllanaj: KPTHN Ballsh 700 mln lek detyrime Bashkise

430

Rihapja e Kombinatit te Perpunimit te Naftes ne Ballsh dhe rikthimi i punonjesve te saj ne pune ka ringjallur shpresen dhe rilindur ekonomine ne kete zone. Kryetari i Bashkise Mallakaster Agron Kapllanaj eshte shprehur se me dhenien e pagave te prapambetura te punonjesve ka levizje pozitive kudo ne qytet.Kapllanaj eshte shprehur se periudha e meparshme ishte pothuajse e erret per nje komunitet te madh te Ballshit dhe zonave perreth pasi shumica e tyre punonin ne kete uzine dhe mos dhenia e pagave per 13 muaj nga kompania Azerbajxhanase solli nje kolaps ne ekonomine e familjeve Mallakastriote dhe lista te gjata te borxheve ne njesite tregtare .Kompania e re qe ka marre me qera venin ne pune te kesaj uzine ka qene nje lajm i mire per punonjesit dhe banoret e kesaj zone duke sjelle nje situate krejt ndryshe nga me pare.Por,  ka vijuar Kapllanaj,  punonjesit,komuniteti dhe ne si bashki do na kenaqte, jo vetem thjesht ky lajm i mire per hapjen e uzines dhe kthimin te pagave punonjesve por edhe me fillimi i aktivitetit te plote te kesaj vepre te madhe.Kjo te pasohet gjithashtu  me kthimin e vlerave monetare  qe ka kjo uzine ndaj taksave te bashkise Ballsh te cilat shkojne afersisht 700 milion lek te reja