Video/I ofron ryshfet policit për t’iu shmangur gjobes

77


Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit !
Policia e Delvinës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Leo Majko, 24 vjeç, banues në Delvinë.
Arrestimi i tij u bë në qytetin e Delvinës pranë vendit të quajtur “Ura e Gajdarit”, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij tip Citroen me targë ZZB 5382, ka tentuar ti japë 2000 lekë (të rinj) punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.