Video/ Gjendet skafi i humbur ne det

165

Më në fund është gjetur dhe skafi i humbur më shumë se 10 milje larg ishullit të Sazanit, ku Ardian Jahaj dha në orën 06:00 të mëngjesit alarmin se i ishte mbaruar karburanti dhe kërkon ndihmë.
Jahaj ka njoftuar djalin e tij, e më pas ky i fundit ka njoftuar policinë kufitare. Menjëherë është njoftuar dhe ushtria.
Ilir Çobo, Kapiteni i anijes ushtarake “Iliria” ka thënë rreth orës 16:40 minuta se e kanë gjetur skafin me Jahajn në të dhe po e sjellin në Durrës.
Bashkë me Jahajn në skaf është edhe një qytetar italian. Të dy duket se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.