Video/ Furgoni i policise shtyp protestuesit

79

MANILA- Një furgon i policisë ka shtypur dhe përplasur një grup manifestusish që protestonin përpara ambasadës amerikane në Manila, në Filipine. Sipas liderit të protestës, Renato Reyes, të paktën tre studentë janë në spital me plagë të rënda pas përplasjes.

Imazhet e transmetuar në televizionet vendase, tregojnë mjetin tip furgon të policies, që lëvizte përpara dhe mbrapa me shpejtësi, duke shtypur dhe përplasur turmën që e kishte rrethuar. Më pas, policia ka arrestuar 23 persona.