Universiteti i Kalifornise porosit 20 autobusa elektrike

63

Universiteti i Kalifornisë Irvine është do të blejë 20 autobusë plotësisht elektrikë për transportin e studentëve të tij.

Kjo është një arritje shumë e madhe për një institucion të vetëm dhe shënon një tjetër vend, ku konsumi i gazit apo bezinës është eleminuar plotësisht. Gjithashtu vlen të theksohet se ky veprim u miratua direkt nga studentët , pavarësisht nga një rritje modeste fillestare e kostove (rreth 40 dollarë më shumë për çdo student).

Zyrtarët thonë se UCI është kampusi i parë, që ka hequr të gjithë autobuzat me naftë dhe i ka zëvendësuar me elektrikë, duke shmangur emetimin e lëndëve të dëmshme.

Tracy La, president i Studentëve të UCI tha: “Unë shpresoj që edhe pjesa tjetër e vendit të ndjekë shembullin tonë. Shpresoj që edhe kolegjet dhe universitetet e tjera ta bëjnë këtë.” Autobuzat janë planifikuar të jenë në përdorim në kampus duke filluar këtë verë.