Tusk: S’ka Plan B per Ballkanin Perëndimor, e ardhmja juaj është në...

Tusk: S’ka Plan B per Ballkanin Perëndimor, e ardhmja juaj është në BE, por procesi është i gjat

6

“Për Ballkanin Perëndimor nuk ka Plan B, e ardhmja e tij shihet në Bashkimin Europian” Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk bëri këtë deklaratë në një konferencë për shtyp pas Samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Sofje.

“Mund të them se ky samit ishte i frytshëm madje falë bilancit në këtë samit kemi vendosur që sërish të mbajmë pas dy vitesh një takim të njëjtë në Kroaci. Ajo që ne kemi thënë dhe I qëndrojmë është që integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian mbetet në prioritetet tona. Folëm për konektivitetin në rajon dhe këtu nuk fokusohemi vetëm tek infrastruktura por edhe tek ekonomia apo kapitali njerëzor. Dua të theksoj se axhenda e konektivitetit nuk është zëvendësuese por thelbësore për procesin për biznesin dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor. S’ka alternative tjetër, s’ka plan B për Ballkanin Perëndimor, këto vende janë pjesë integrale e BE” tha Tusk.

Pavarësisht perspektives se qarte  Tusk u shpreh se procesi i integrimit nuk pritet te jete i shpejte.

“Perspektiva është e qartë por nuk duam të nxisim pritshmëritë më shumë sesa duhet pasi duhet thënë se nuk do të jetë proces i shpejtë. Duhet të vlerësohen problemet që ka rajoni. Europa është e madhe dhe e fortë mjaftueshëm për të adoptuar gjithë këtë projekt të zgjerimit me gjithë problemet dhe pasojat por po flasim për numra dhe statistika ndaj duhet të jetë një proces I matur” tha Tusk.

Ndër të tjera gjatë konferencës u ndanë edhe qëndrimet që Bashkimi Europian ka për Iranin duke nënvizuar se nëse do  respektojë marrëveshjen për aq kohë sa edhe Irani I qëndron besnik asaj. Po kështu në diskutim ishin edhe sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.